Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.
Sipas njoftimit të OSBE-së, takimi është vlerësuar si produktiv dhe në fokus kanë qenë proceset zgjedhore dhe mbështetja institucionale për organizimin e zgjedhjeve.
Në takim është theksuar edhe vazhdimi i mbështetjes së OSBE-së për dixhitalizimin e proceseve kryesore zgjedhore, me synim rritjen e transparencës dhe efikasitetit institucional.
Ambasadori McGurk ka theksuar se zgjedhjet transparente varen nga institucione të forta dhe infrastrukturë moderne zgjedhore.




