Të paktën 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në jug të Liban, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore libaneze.
Sipas raportimeve, dhjetë persona, përfshirë tre fëmijë dhe tre gra, u vranë pasi një sulm goditi një shtëpi në qytetin Deir Qanoun. Po ashtu, tre persona të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe një vajzë e re.
Autoritetet thanë se në distriktet Nabatieh dhe Tyre janë vrarë edhe nëntë persona të tjerë, ndërsa 29 persona kanë mbetur të plagosur nga bombardimet. Deri më tani, ushtria izraelite nuk ka reaguar lidhur me këto sulme.
Përleshjet mes palëve janë intensifikuar që nga 2 marsi, kur Hezbollah nisi sulme me raketa ndaj Izrael. Pavarësisht njoftimit për vazhdimin e armëpushimit për 45 ditë, sulmet dhe shkëmbimet e zjarrit kanë vazhduar, veçanërisht në jug të Libanit.
Hezbollah pretendoi se luftëtarët e tij janë përleshur me forcat izraelite pranë qytetit Haddatha dhe se kanë shkatërruar një tank izraelit. Grupi gjithashtu tha se ka sulmuar pozicione ushtarake izraelite dhe sistemin e mbrojtjes ajrore Iron Dome pranë kufirit verior të Izraelit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, numri i viktimave nga sulmet izraelite që nga marsi ka kaluar mbi 3 mijë persona.




