Sot shënohen 27 vjet nga Masakra e Stagovës, ku më 21 maj 1999 forcat serbe vranë 13 civilë shqiptarë në këtë fshat të Kaçanikut, në mesin e tyre edhe 7-vjeçarin Fitim Gudaqi.
Masakra konsiderohet një ndër krimet më të rënda të luftës në Kosovë, ndërsa gjatë asaj dite u dogjën dhe u shkatërruan edhe shumë shtëpi të fshatit.
Me rastin e përvjetorit, në Stagovë organizohen aktivitete përkujtimore dhe homazhe në nderim të dëshmorëve dhe martirëve.




