Ka nisur procesi i votimit me postë për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar për zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi 105 mijë votues nga diaspora do të mund të votojnë deri më 6 qershor. KQZ-ja ka përgatitur dhe dërguar pakot me fletëvotime, të cilat përmbajnë udhëzuesin e votimit, fletëvotimin dhe zarfet përkatëse.
Votimi do të realizohet përmes kutive postare në 22 shtete, ku jeton diaspora kosovare.




