Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se situata me Iranin mund të tensionohet shpejt nëse Teherani nuk jep “përgjigjet e duhura” ndaj propozimit amerikan për ndaljen e luftës.
Ai tha se SHBA-ja është e gatshme të presë vetëm disa ditë dhe nuk përjashtoi sulme të tjera ndaj Iranit në rast të dështimit të negociatave për programin bërthamor.




