Pas ndeshjes së basketbollit mes KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, të zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, janë raportuar dëme materiale në objektin sportiv.
Sipas raportimit në Polici, disa tifozë dyshohet se kanë dëmtuar pjesë të palestrës, duke thyer poqa elektrikë dhe inventar tjetër të objektit.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet, ndërsa është iniciuar si “Dëmtim prone”./Sinjali/




