Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 51 aksidente trafiku në vend.
Sipas raportit ditor, 15 aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa 36 të tjera vetëm me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar edhe 2504 gjoba trafiku. Po ashtu, janë arrestuar 15 persona, shtatë prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre në vuajtje të dënimit.




