Avdullah Hoti ka kritikuar menaxhimin e shpenzimeve kapitale gjatë qeverisjes së Albin Kurti në periudhën 2021–2025.
Sipas tij, pavarësisht rritjes së buxhetit krahasuar me vitet e mëparshme, investimet kapitale nuk janë të qarta dhe mungon transparenca për projektet konkrete ku janë shpenzuar fondet.
Hoti e ka quajtur këtë situatë “mospërputhje mes buxhetit dhe rezultateve në terren”.




