Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani, ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR LMT, togerin Mate Deckner dhe rreshterin shtabor Peter Molnar.
Gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë dhe koordinimi i aktiviteteve dhe vizitave në institucionet korrektuese.
Selmani i informoi përfaqësuesit e KFOR-it për punën që po zhvillohet në burg, me fokus në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe trajtimin e të burgosurve.




