Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me Arsim Tahirin, kanë pritur në takim Këshilltarin Rajonal të BE-së për Kundërterrorizëm, Eddy Greif.
Në takim u diskutua për programet e rehabilitimit dhe risocializimit të të burgosurve me vepra që lidhen me terrorizmin dhe ideologjitë radikale, si dhe për monitorimin e tyre pas lirimit.
Palët theksuan rëndësinë e forcimit të mekanizmave institucionalë për parandalimin e radikalizmit dhe rritjen e sigurisë në institucionet korrektuese.




