Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor pranë DRP-Pejë ka zhvilluar një projekt ligjëratash në disa shkolla të mesme në Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik.
Gjatë dy javëve, nxënësit janë informuar për rregullat e komunikacionit dhe rreziqet në rrugë, bazuar në ligjet për kundërvajtje, patentë shofer dhe rregullat e trafikut.
Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë aktivitetet parandaluese për rritjen e sigurisë së nxënësve dhe parandalimin e dukurive negative në trafik.




