Në Malishevë është arrestuar një person i dyshuar pasi ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator dhe një fishek.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.




