Artan Behrami ka deklaruar se krerët e UÇK-së po akuzohen për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, duke theksuar se çdo qëndrim pro dënimit të Hashim Thaçit nënkupton, sipas tij, edhe përfshirjen e Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit.
Ai shtoi se një qasje e tillë nuk mund të ndahet individualisht, pasi, siç u shpreh, akuzat lidhen me të njëjtin kontekst dhe strukturë të përbashkët.




