Një punëtor ka humbur jetën në Vushtrri pasi ka rënë nga një objekt në ndërtim, rreth orës 13:00.
Ai është dërguar me autoambulancë në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, ndërsa vdekja është konfirmuar nga mjeku kujdestar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, inspektorët komunal dhe ata të punës. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti për veprën penale “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Trupi i pajetë i viktimës, 31 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.




