Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me Abelard Tahiri, kanë vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas Krasniqit, vizita kishte për qëllim t’i shprehnin mbështetje Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij në këtë proces që ai e quajti “faza finale”. Ai tha se Thaçi mbetet i qetë, besimplotë në drejtësi dhe optimist për zhvillimet e ardhshme.
Krasniqi ka përcjellë edhe një mesazh nga Thaçi për qytetarët: “Besoni në Kosovë!”.




