Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar familjen Dernjani në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit, ku është pritur në konakun e tyre dhe ka zhvilluar bashkëbisedim me ta.
Gjatë takimit, ai ka prezantuar disa nga pikat e programit qeveritar, duke përfshirë integrimin e studentëve në tregun e punës pas diplomimit, zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore që prek edhe Hanin e Elezit, si dhe avancimin e industrisë ushtarake.




