U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar nisjen e asfaltimit të rrugës në Zveçan, duke thënë se projekti do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe qasjen në shërbime.
Ajo u shpreh se rrugët nuk janë vetëm infrastrukturë, por edhe lidhje mes njerëzve dhe dëshmi e pranisë së shtetit. Projekti 22-kilometërsh, sipas saj, ka rëndësi pasi lidh zonën me Liqenin e Ujmanit.




