Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë stërvitje fushore më 21–22 dhe 28 maj në zonën e Liqenit të Badocit dhe në fshatin Mramor.
Gjatë ushtrimeve pritet të ketë lëvizje të shtuar të automjeteve dhe personelit të FSK-së, si dhe përdorim të armëve dhe të shtëna stërvitore.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim, duke theksuar se bëhet fjalë për aktivitete të planifikuara dhe të kontrolluara nga institucionet e sigurisë./EO/




