Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e nga 100 eurove për pensionistët, studentët, fëmijët dhe punëtorët e sektorit jopublik.
Në një reagim në Facebook, ai tha se po përdoren para publike për ndikim elektoral, duke shtuar se qytetarëve u nevojitet stabilitet ekonomik dhe jo ndihma të përkohshme.




