Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kritikuar masat e njëhershme financiare, duke thënë se ato japin vetëm lehtësim afatshkurtër dhe nuk zgjidhin problemet strukturore të ekonomisë.
Sipas saj, fokusi duhet të zhvendoset drejt investimeve dhe forcimit të sektorit privat për rritje të qëndrueshme ekonomike.




