Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar 1,795 gjoba gjatë periudhës 15–21 maj, në kuadër të kontrolleve për siguri në trafik.
Gjatë kësaj kohe janë trajtuar edhe aksidente me dëme materiale dhe të lënduar, si dhe janë shqiptuar gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, përdorim të telefonit gjatë ngasjes dhe modifikim të automjeteve.
Po ashtu, 58 ngasës janë ndaluar nga drejtimi i mjeteve motorike. Policia ka apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut nga të gjithë pjesëmarrësit në rrugë.




