Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar dy vendime që sipas tij synojnë nxitjen e zhvillimit industrial në Gjilan dhe Gjakovë.
Ai bëri të ditur se ish-ndërmarrjet “Metaliku” dhe “Virxhinia” janë nxjerrë nga administrimi i AKP-së dhe janë transferuar te MINTI për krijimin e Parkut Industrial në Gjakovë.
Po ashtu, është shpallur Parku Industrial në Gjilan, në zonën e Livoqit të Epërm, me rreth 200 hektarë të dedikuar për investime dhe zhvillim ekonomik.




