Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe sfidat aktuale.
AAK tha se Italia mbetet partner strategjik i Kosovës dhe kontribuese e rëndësishme për paqen dhe sigurinë përmes KFOR-it dhe projekteve zhvillimore.
Gjini theksoi se në këtë periudhë politike mbështetja e aleatëve perëndimorë është jetike për stabilitetin dhe rrugëtimin euroatlantik të Kosovës./EO/




