Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh për dy zyrtarë bankarë, U.Z. dhe K.K., të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në bashkëkryerje.
Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanë realizuar veprime të kundërligjshme me kredi fiktive, duke i shkaktuar një qytetareje dëm prej rreth 25 mijë eurosh.
Prokuroria thotë se të dyshuarit kanë liruar dhe transferuar mjete pa dijeninë e klientes, ndërsa gjatë bastisjeve janë sekuestruar prova materiale dhe digjitale që lidhen me rastin.




