Policia e Kosovës, përmes Divizionit të Trajnimeve, ka përmbyllur me sukses trajnimin e specializuar për forenzikë të mbikëqyrjes ajrore pa pilot, me mbështetjen e Zyrës Rajonale të Sigurisë dhe programit ATA të Ambasadës Amerikane.
Ceremonia e certifikimit është mbajtur në Kampin Vrella, ku morën pjesë drejtues të Policisë së Kosovës dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane.
Ky trajnim vlerësohet si hap i rëndësishëm në modernizimin e kapaciteteve operative dhe profesionale të policisë, me pjesëmarrjen e njësive të specializuara dhe ekspertëve të fushës.
Në fund të aktivitetit u ndanë certifikata mirënjohjeje dhe pllakë falënderimi për instruktorët nga partnerët strategjikë, ndërsa Policia e Kosovës riafirmoi përkushtimin për avancimin e standardeve ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe forenzikës ajrore.






