Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se pagesat prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët do të ekzekutohen në fillim të javës së ardhshme, para festës së Bajramit.
Sipas tij, për studentët dhe punëtorët jashtë sektorit publik, aplikimi do të hapet javën e ardhshme, ndërsa pagesat do të realizohen pas verifikimit të të dhënave.
Murati theksoi se qytetarët që i përkasin më shumë se një kategorie do të përfitojnë vetëm një herë këtë mbështetje financiare.




