Kandidatja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë në detyrë për ndarjen e 100 eurove për kategori të ndryshme të qytetarëve, duke e cilësuar si tentativë për blerje votash para zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ajo tha se gjatë 6 viteve të fundit janë rritur çmimet, ndërsa sipas saj arsimi dhe shëndetësia janë lënë pas dore dhe nuk ka pasur investime të mëdha.
Bajrami theksoi se këto mjete janë para të qytetarëve dhe i quajti masat “skemë të korrupsionit publik”, e jo ndihmë për qytetarët.




