Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Artan dhe Arrim Gjakovës lidhur me rastin e aksidentit fatal në një ashensor në Prishtinë, duke lënë në fuqi vendimet e gjykatave të rregullta për dëmshpërblim mbi 32 mijë euro për familjen e viktimës.
Sipas vendimit, gjykatat e mëhershme kishin konstatuar se ashensori ishte vënë në funksion pa dokumentacion teknik dhe pa përmbushur kushtet e sigurisë, duke shkaktuar aksidentin ku humbi jetën S.Q. në vitin 2013.
Investitorët kishin pretenduar se nuk mbanin më përgjegjësi për mirëmbajtjen e objektit, por Kushtetuesja vlerësoi se nuk ka shkelje të të drejtës për gjykim të drejtë dhe se vendimet e mëparshme janë të bazuara në ligj dhe prova.




