Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se mosrespektimi i marrëveshjes së Uashingtonit nga Qeveria e Kosovës ka ndikuar negativisht në sektorin energjetik dhe i ka kushtuar vendit miliona euro.
Sipas Hotit, marrëveshja e vitit 2020 parashihte ndërtimin e një centrali dhe rrjeti energjetik me gaz amerikan, që do të ndihmonte në rritjen e prodhimit vendor të energjisë.
Ai tha se pas moszbatimit të projektit, Kosova është detyruar të importojë energji elektrike me kosto të lartë. Hoti shtoi se ata që e kundërshtuan marrëveshjen në atë kohë duhet të mbajnë përgjegjësi publike për pasojat e krijuara.




