Policia në Ferizaj ka arrestuar një 25-vjeçar me inicialet L.T., pasi ndaj tij kishte urdhërarrest aktiv nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Gjatë kontrollit në fshatin Sojevë, tek i dyshuari është gjetur një pistoletë me pesë fishekë.
Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje, ndërsa i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit prej 20 ditësh burgim.




