Katër persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve në aksidente trafiku në Kosovë, ndërsa sipas Policisë, vetëm në katër muajt e parë të vitit janë regjistruar 23 viktima në total.
Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, ka theksuar se shkaktar kryesor mbetet tejkalimi i shpejtësisë, por edhe projektimi i dobët i rrugëve dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut.
Ai ka kritikuar edhe mungesën e kontrolleve më të avancuara në rrugë, duke kërkuar më shumë përdorim të teknologjisë dhe radarëve për parandalimin e aksidenteve.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar mijëra aksidente, përfshirë 22 me fatalitet dhe 23 viktima gjithsej./EO/




