Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar raportin e 100 ditëve të para të punës, duke theksuar marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA-n dhe investime në zhvillimin industrial.
Ajo tha se janë siguruar rreth 30 milionë euro për parqe industriale në disa komuna, përfshirë Mitrovicën, Lipjanin, Drenasin, Podujevën, Shtimen dhe Gjilanin.
Sipas saj, po ashtu janë mbështetur 54 biznese përmes granteve dhe janë hartuar skema të reja për gratë në biznes dhe sektorët inovativë.




