Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar nivelin e pagave dhe pensioneve në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Hamza ka thënë se çmimet në vend janë të ngjashme me ato në Evropë, por jo edhe të ardhurat e qytetarëve.
Ai e ka cilësuar këtë si padrejtësi sociale dhe ka premtuar se do t’i japë fund, siç tha ai, krizës ekonomike dhe sociale, duke kritikuar çmimet dhe tatimet e larta, si dhe pagat e pensionet e pamjaftueshme.




