Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për përfundimin e fazës së parë të restaurimit dhe konservimit të kullës së Adem Qerim Osdautaj në fshatin Isniq.
Sipas tij, institucionet do të vazhdojnë punën për restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit.
Kurti theksoi se investimi në trashëgimi kulturore është investim në identitetin dhe zhvillimin kulturor të Kosovës.




