Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj hedhjes së mbeturinave vëllimore në hapësira publike.
Sipas njoftimit, gjobat për shkelësit mund të arrijnë deri në 500 euro dhe tashmë janë shqiptuar disa gjoba gjatë ditëve të fundit.
Kompania ka bërë thirrje që qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar rastet e ndotjes, madje edhe përmes fotografive dhe videove, të cilat do të dërgohen tek inspektorati dhe policia.




