Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim në Pragë me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Hoxha ka vlerësuar angazhimin e tij dhe mbështetjen e BE-së për Kosovën në fusha si sundimi i ligjit, reformat dhe zhvillimi ekonomik.
Ai theksoi se Kosova mbetet e orientuar drejt integrimit evropian dhe se meriton statusin e vendit kandidat për në BE. Po ashtu, Hoxha ritheksoi se dialogu mbetet e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi dhe stabilitetin në rajon.




