Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me gratë në qytetin e Istogut, së bashku me kandidaten për presidente të kësaj partie, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar për pabarazitë në punësim, avancim profesional dhe përfaqësim.
Abdixhiku tha se shteti duhet të jetë garantues i mundësive të barabarta dhe jo spektator i padrejtësive që prekin gratë.
Ai theksoi se nuk mund të ketë zhvillim të plotë pa barazi të plotë gjinore.




