Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) ka shprehur shqetësim për zvarritjet në shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve për caktimin apo vazhdimin e paraburgimit.
Sipas OAK-së, në disa raste vendimet e gjykatave të instancave më të larta po dorëzohen me vonesa, duke krijuar situata kur masat e paraburgimit vazhdojnë pa u pranuar vendimet përkatëse nga palët.
Oda ka kërkuar që këto raste të trajtohen me prioritet absolut dhe që afatet ligjore të respektohen në mënyrë strikte, në funksion të të drejtave të qytetarëve dhe besimit në sistemin e drejtësisë.




