Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë në zgjedhjet e 7 qershorit dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të lirë, demokratik dhe të rregullt.
Abdixhiku e ka informuar ambasadorin për fushatën e LDK-së, aktivitetet në terren në gjithë Kosovën, si dhe për programin dhe prioritetet qeverisëse të partisë në këto zgjedhje.
Në fund të takimit, ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep Kosovës në proceset demokratike dhe euroatlantike.




