Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka vizituar Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Gjatë vizitës, ai u prit nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku u prezantuan kapacitetet dhe funksionimi i sistemit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit.
Ambasadori Malaj vlerësoi punën e QKMK-së si një model të avancuar të koordinimit institucional dhe rikonfirmoi gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kufitare dhe parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme./EO/




