Kandidatja për deputete nga PDK, Ganimete Musliu ka kritikuar deklaratat e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ato ndaj UÇK-së po bëhen për të larguar vëmendjen nga, siç tha ajo, dështimet dhe korrupsioni në qeverisje.
Musliu tha se gjuha ndaj UÇK-së synon provokim emocional dhe shmangie të debatit për problemet reale të vendit, përfshirë varfërinë, emigrimin dhe stagnimin ekonomik.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve të mos bien në “debatet e sajuara” dhe theksoi se UÇK-ja mbetet vlerë dhe krenari kombëtare që nuk duhet të përdoret për qëllime politike./EO/




