Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulezon Jagxhiu, ka prezantuar projektet kryesore të realizuara gjatë 100 ditëve të para të mandatit, me fokus në digjitalizim dhe modernizim të shërbimeve publike.
Ai tha se platforma “E-Kosova 2.0” do të sjellë 400 shërbime të reja elektronike, si dhe funksione të bazuara në inteligjencë artificiale, duke synuar përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Sipas tij, reforma për shërbime të integruara po zgjerohet edhe në ngjarje jetësore si lindja, vdekja, hapja e biznesit dhe ndryshimi i adresës, ndërsa zbatimi pritet të fillojë së shpejti.




