Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka prezantuar reformat dhe përvojën e Kosovës në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur në Athinë, e cila u fokusua në transformimin dhe digjitalizimin e administratave tatimore.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, theksoi rëndësinë e ndërtimit të besimit me tatimpaguesit, rritjes së transparencës dhe zhvillimit të shërbimeve digjitale.
Në konferencë u diskutuan edhe praktikat më të mira ndërkombëtare për modernizimin e sistemeve tatimore dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal./EO/




