Shakira ka folur për jetën e saj pas ndarjes nga ish-futbollisti Gerard Piqué, duke thënë se aktualisht është plotësisht e fokusuar te fëmijët dhe karriera.
Në një intervistë për “The Times”, ajo u shpreh se nuk ka hapësirë për romancë në këtë periudhë të jetës së saj, duke theksuar se prioritet mbeten familja dhe muzika.
Shakira dhe Piqué kanë dy fëmijë së bashku, ndërsa pas ndarjes në vitin 2022, artistja është përqendruar në projekte muzikore dhe jetën familjare.




