Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se pas prezantimit të programit katërvjeçar, ka vazhduar takimet me qytetarë derë më derë për të shpalosur vizionin qeverisës.
Ai tha se në Siqevë të Prishtinës është diskutuar për nevojat e fshatit, përfshirë mungesën e kanalizimit, si dhe për çështje të sigurisë, investime në ushtri dhe mbrojtje sociale.
Kurti theksoi se qeverisja e tij synon zhvillim ekonomik dhe përkrahje për prodhimin vendor, ndërsa kërkoi mbështetje për vazhdimin e projektit politik të Lëvizjes Vetëvendosje.




