Kryetari i Aleancës dhe i nominuari për kryeministër nga kjo parti, Ardian Gjini, ka zhvilluar vizitë në Komunën e Vushtrrisë, ku ka theksuar mbështetjen për ekonominë prodhuese dhe rininë.
Ai vizitoi fabrikën “BBI Plast”, ku vlerësoi kontributin e ndërmarrjeve vendore në zhvillimin ekonomik dhe punësimin. Gjini tha se krijimi i një mjedisi të favorshëm për bizneset mbetet prioritet.
Gjatë vizitës, ai u takua edhe me të rinj të komunës, duke diskutuar për mundësitë e punësimit dhe mbështetjen e ideve inovative, duke e cilësuar rininë si forcë kryesore të zhvillimit.




