Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe për aktivitetet e fushatës së LDK-së në gjithë Kosovën.
Abdixhiku prezantoi programin qeverisës të partisë dhe falënderoi Italinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës ndër vite.




