Shqipëria ka regjistruar mbi 2.5 milionë vizitorë të huaj gjatë katër muajve të parë të vitit, duke shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i turistëve është rritur me 5 për qind, ndërsa vizitorët nga Kosova përbëjnë pjesën më të madhe, me rreth 43.5 për qind të totalit.
Pas Kosovës, numër të konsiderueshëm turistësh kanë pasur edhe Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia dhe vende të tjera evropiane. Operatorët turistikë vlerësojnë se sezoni ka nisur pozitivisht dhe interesimi për Shqipërinë vazhdon të rritet./EO/




