Komuna e Prishtinës do të organizojë më 28 maj një ceremoni përkujtimore me rastin e 70 dhe 71-vjetorit të lindjes së heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
Ceremonia do të mbahet nga ora 17:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në njoftim thuhet se me respekt e mirënjohje kujtohet sakrifica dhe kontributi i tyre për lirinë e vendit, ndërsa qytetarët janë ftuar të marrin pjesë në këtë organizim përkujtimor.




