Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar se programi “Garancia për të rinjtë” synon që çdo i ri i regjistruar të marrë një ofertë cilësore për punë, trajnim apo aftësim profesional brenda katër muajve.
Gjatë një vizite në Zyrën e Punësimit dhe Qendrën e Aftësimit Profesional në Mitrovicë, ai theksoi rëndësinë e krijimit të më shumë mundësive për të rinjtë në Kosovë.
Hoti u shpreh se emigrimi nuk duhet të jetë zgjidhja e vetme për rininë, duke shtuar se institucionet do të vazhdojnë investimet në arsim, aftësim profesional dhe vende të dinjitetshme pune për të rinjtë.




